Sporti

Milan i ofron Leaos trefishimin e pagës aktuale

02/17/2022 20:23
nga:E K

Golashënuesi i 10 golave ​​në 29 ndeshje këtë sezon, Rafael Leao, është kthyer në prioritet për Milanin.

Sulmuesi 22 vjeçar ka kontratë deri në vitin 2024 dhe ‘Rossonerët’ duan ta mbajnë me çdo kusht portugezin në skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport“, zyrtarët e Milanit po përgatiten t’i paraqesin lojtarit, përmes agjentit Jorge Mendes, një propozim për të rinovuar kontratën që përfshin trefishin e pagës që merr aktualisht Rafael Leao.

I njëjti burim pretendon se paga e tij në kontratën e re do të trefishohet.

/GazetaBlic Sport/