Euro2024

Milan “harron” Zirkzee, në sulm për dy lojtarët e Romës

07/01/2024 17:24
nga:E K

Ndërkohë që Zirkzee është shumë pranë kalimit te Manchester United, Milani përpiqet të përmirësojë sulmin me dy sulmues të Romës.

Lukakun, që nuk është mbajtur nga verdhekuqtë dhe për të cilin Milan duhet të negociojë me Chelsean dhe Tammy Abraham që nuk e duan në kryeqytet dhe janë të gatshëm ta shesin për një shifër prej më pak se 20 milionë euro.

Operacioni i dyfishtë do të mbushte boshllëkun e lënë nga lamtumira e Giroud, por nuk do të jetë aq e lehtë, sidomos për Lukakun që kërkohet dhe nga Napoli, por edhe për faktin se të dy futbollistët kanë paga të rëndësishme.

Gjithsesi Moncada po punon edhe për një tjetër lojtar me pagë të lartë, Adrien Rabiot. Blerja e parë e Milanit ndërkohë duhet të jetë ajo e Fofana. Kosto prej 25 milionë eurosh dhe tratativë goxha e avancuar me Monaco.

Mesfushori është në krye të listës së merkatos, por pëlqehet dhe nga klube të tjera dhe kjo i detyron njerëzit e Milanit të nxitojnë për ta mbyllur operacionin. Mbërritja e tij pritet të financohet ngalamtumira e Bennacer që duket drejt Arabisë Saudite.

Ka më pak nxitim ndërkohë për kërkimin e një mbrojtësi, që ende nuk ëshë gjetur dhe mund të kushtëzohet nga largimet e mundshme. Thiaë i pëlqen Newcastle, Tomori ka interes, ndërsa Kalulu që Milan do ta linte të largohej më me qejf, ende nuk ka një pretendent.

Më shumë se sa për një qendërmbrojtës po punohet për një anësor të djathtë me Emerson Royal që kushton 18 milionë dhe nuk është cudi që bashkë me Fofana të jenë blerjet e para të Milan.