Sporti

Milan gjen zëvendësimin për Kessien, Renato Sanches objektivi i skuadrës italiane

11/22/2021 18:25
nga:E K

Franck Kessie tashmë ka vendosur të largohet nga Milani.

24-vjeçari ka refuzuar ofertat në drejtim të tij nga kubi italian dhe tashmë do të bëhet me skuadër të re, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid dhe PSG janë skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij.

Klubi italian Milan është hedhur menjëherë në kërkim të zëvendësimit të tij.

Mediat e huaja raportojnë se Milan i ka hyrë garës me Arsenal për të nënshkruar me Renato Sanches.

Mesfushori portugez në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” foli për interesimin e këtyre dy skuadrave.

“Ndoshta Milani dhe Arsenali janë të interesuar, por unë nuk e di”, tha Sanches.

“Milani është një klub i madh dhe historik. Është klas, më pëlqejnë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/