Rafael Leao dhe Christian Pulisic do të udhëheqin sulmin e Milanit në ndeshjen e sotme ndaj Genoas.
Rossonerët janë pa të lënduarit Santiago Gimenez dhe Christopher Nkunku, ndërsa Genoa ka udhëtuar në San Siro pa Maxwel Cornet, Benjamin Siegrist, Junior Messias dhe Albert Gronbaek, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, konfirmoi të mërkurën se Pulisic dhe Leao do të nisin në sulm sonte, pavarësisht se nuk janë plotësisht në formë.
Formacionet e mundshme
Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Pulisic, Leao.
Genoa (3-5-2): Leali; Marcandalli, Ostigard, Vasquez; Ellertsson, Malinovskyi, Frendrup, Thorsby, Martin; Vitinha, Kolombo.
/GazetaBlic Sport/


