Sporti

Milan – Genoa, formacionet zyrtare

04/15/2022 19:55
nga:Mergim Rreci

Milan do të përballet sot me Genoan.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 33’të të Serie A zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

“Rossonerët” kërkojnë detyrimisht fitoren, kjo për shkak se janë në luftë të ashpër me Interin dhe Napolin për titullin kampion në Serie A.

Para këtij takimi janë publikuar formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernández; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.

Genoa: Sirigu; Hefti, Ostigard, Bani, Vasquez; Galdames, Badelj; Ekuban, Amiri, Frendrup; Piccoli.

/GazetaBlic Sport/