Sporti

Milan-Genoa, fituesi do të vendoset në vazhdime ose penallti

01/13/2022 22:57
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka barazuar me Genoan pas 90 minutave lojë në ndeshjen e Kupës së Italisë.

Milan po ballafaqohet me Genoan në Kupën e Italisë dhe rezutlatin pas 90 minutave lojë ishte i barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Genoa kaloi fillimisht në avantazh me anë të Ostigard, i cili realizoi pas vetëm 14 minutave lojë.

Milani barazoi rezultatin në pjesën e dytë me Olivier Giroud në minutën e 74’të të ballafaqimit.

Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit, andaj ekipet do të luajnë edhe dy herë nga 15 minuta për të gjetur fituesin e takimit.

/GazetaBlic Sport