Milan ka fituar ndaj Venezias në ndeshjen e xhiros së pestë të Serie A.
“Rossonerët” fituan ndaj Venezias me rezultatin 2-0, për të arkëtuar tre pikë të rëndësishme, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, me Milanin që kishte dominimin e topit.
Në pjesën e dytë, “Rossonerët” shënuan dy golat e fitores, fillimisht me Diaz pas 68 minutave, e më pas me Hernandez në minutën e 82’të.
Milan me këtë fitore shkon në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Interi në vendin e parë, kurse Spezia mbetet me tre pikë në vendin e 18’të.
/GazetaBlic Sport


