Sporti

Milan fiton derbin e javës në Serie A dhe merr kreun e tabelës

09/12/2021 20:00
nga:E K

Milan ka arritur fitore të madhe në derbin e javës së tretë të Serie A.

Skuadra e Milan ka shënuar fitore solide ndaj Lazios me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë takim e shënoi, Leao në minutën e 45’të të takimit.

Rast të mirë shënimi pati edhe Kessie i cili në minutën e 45+6 nuk arriti të shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë vetëm 7 minuta pas inkuadrimit të tij shënoi gol Ibrahimovic.

Ibrahimovic gjeti golin në minutën e 67’të të takimit pas asistimit të Ante Rebic.

Me këtë fitore Milan merr kreun e tabelës së Serie A me 9 pikë nga 3 ndeshje të luajtura.

/GazetaBlic Sport/