Sporti

Milan fiton bindshëm ndaj Venezias, merr kreun e tabelës në Serie A

01/09/2022 14:19
nga:E K

Milan ka arritur një fitore të madhe ndaj Venezias.

Rossonerët’ arritën të marrin tre pikë të plota në udhëtim ndaj Venezias, duke i mposhtur këta të fundit me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi veteran, Zlatan Ibrahimovic i cili realizoi gol pas dy minutave lojë me asistimin e Leaos.

Në pjesën e dytë Milan shënoi edhe dy herë të tjera.

Realizatori i dy golave në 45 minutat e fundit të takimit ishte, Theo Hernandez.

Mbrojtësi francez fillimisht realizoi në minutën e 48’të, kurse në minutën e 59’të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Milanin duke mposhtur portierin, Romero nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 48 pikëve dhe merr kreun e tabelës së Serie A, duke lënë prapa me 2 pikë rivalin lokal, Inter, të cilët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

/GazetaBlic Sport/