Sporti

Milan fillon ‘pastrimin’, në shitje dy sulmues

06/23/2022 23:38
nga:Mergim Rreci

Klubi i Milan dëshiron të mbledhë sa më shumë para në mënyrë që të realizojë afrimet e dëshiruara gjatë kësaj merkato.

Për këtë arsye, “kuqezinjtë” po planifikojnë që përveç Ballo Toure, në listën e shitjeve të shtojnë edhe emrat e Ante Rebic dhe Saelemaekers.

Nga këto tre profile drejtuesit e Milanit do të donin të fitonin 40-45 milionë euro. Po të arrinte të siguronte këtë shifër atëherë “Djalli” do e ketë më të thjeshtë që të arrijë afrimin e De Ketelaere.

Megjithatë deri më tani nuk raportohet të ketë ndonjë klub të interesuar për afrimin e ndonjërit prej tre lojtarëve në fjalë.