Milan ka barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Salernitana.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
Leao, Giroud dhe Calabria realizuan për ‘Rossonerët’, kurse Simy dy herë dhe Sambia realizuan golat për skuadrën mysafire.
Milani e përfundon sezonin në vendin e dytë me 75 pikë, kurse Salernitana largohet nga Serie A me 17 pikë të arkëtuara, në fund të tabelës.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Olivier Giroud dhe trajneri Pioli tek kampi milanez.
/GazetaBlic Sport/