Sporti

Milan-Dinamo, 14 ultras kroatë arrestohen – kishin thika, bomba tymuese dhe shkopinj

09/14/2022 14:12
nga:L J

Thika, bomba tymuese dhe një shkop i janë sekuestruar një grupi ultras të Dinamo Zagrebit gjatë kontrolleve para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Milanit që luhet sonte në orën 18:45.

Policia italiane urdhëroi kontrollin për mëngjesin e sotëm, kur mbështetësit e ekipit kroat u bllokuan dhe u shoqëruan në komisariat për njoftimin e masave.

Gjatë ditës do të vijojnë kontrollet për të shmangur çdo problem të rendit publik para dhe në fund të ndeshjes.

14 tifozë janë arrestuar dhe janë shoqëruar në Polici.

/GazetaBlic Sport