Sporti

Milan dhe Tottenham arrijnë marrëveshje për Kessien, por lojtari refuzon të largohet!

01/23/2022 20:14
nga:L J

Milani ra dakord të shiste Franck Kessie te Tottenham, por mesfushori refuzoi të pranonte lëvizjen.

Kontrata e mesfushorit 25-vjeçar me Rossonerët skadon në fund të këtij sezoni dhe një rinovim nuk duket i mundshëm, me lojtarin që kërkon pagë që drejtuesit e klubit e konsiderojnë të tepërt, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raporton Calciomercato.com, Tottenham dhe Milan prej disa ditësh janë në bisedime për Kessie dhe u arrit një marrëveshje për një transferim përfundimtar, por lojtari nuk ka dashur të bëjë kalimin në Angli.

Kessie dëshiron të marrë pjesë në garën për titull me kuqezinjtë këtë sezon dhe ai do të preferonte të shihte kontratën e tij me klubin milanez.

Ai është gjithashtu i zënë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe kështu nuk dëshiron të shpërqendrohet nga lajmet e transferimeve.

/GazetaBlic Sport