Milani dhe Roma po e monitorojnë nga afër situatën me lojtarin e Juventusit, Francisco Conceicao, dhe mund ta nënshkruajnë atë gjatë verës, shkruajnë Tuttosport dhe Calciomercato. Anësori është i huazuar në Torino nga Porto.
Babai i anësorit, Sergio Conceicao, është aktualisht trajneri kryesor i Rossonerëve. Është e paqartë nëse portugezi do të vazhdojë aventurën e tij në Milano sezonin e ardhshëm, por e njëjta gjë vlen edhe për trajnerin e Franciscos te Juventusi – Igor Tudor.
Është Tudori ai që nuk është mbështetur veçanërisht te Conceicao që kur u emërua në krye të ekipit.
Deri më tani këtë sezon, lojtari ka luajtur 33 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe 5 asiste, dhe konsiderohej si një nga të preferuarit e ish-trajnerit të “Zonjës së Vjetër” Thiago Motta.
/GazetaBlic Sport


