Sporti

Milan dhe Origi në detajet e fundit të finalizimit të marrëveshjes – belgu ka lajmëruar Liverpoolin për largimin e tij

05/15/2022 09:06
nga:E K

Divock Origi tashmë ka marrë vendimin që të largohet nga Liverpool.

Me ardhjen e Jotas dhe Diaz, sulmuesi belg tashmë është zgjedhja e katërt si qendërsulmues i Liverpool, kështuqë ai ka vendosur të largohet që të gjejë më shumë hapësira për të luajtur, shkruan GazetaBlic Sport.

Milan tashmë e ka bindur belgun për të nënshkruar marrëveshje, kurse formalizimi është vetëm çështje kohe pasi kanë mbetur edhe pak detaje deri në kompletimin e transferit.

Origi tashmë ka informuar edhe klubin për largimin e tij.

/GazetaBlic Sport/