AC Milan do të përballet me Comon sonte në Serie A.
Kjo ndeshje ishte planifikuar fillimisht të luhej më 8 shkurt, gjatë ndeshjeve të raundit të 24-të të Serie A, por u shty për shkak të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milan-Cortina, transmeton GazetaBlic Sport.
Për pjesën më të madhe të këtij sezoni, kishte pasur bisedime rreth një lëvizjeje të mundshme për ta luajtur këtë ndeshje në Perth të Australisë, por kjo u bllokua më vonë nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) në dhjetor.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:
Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, De Winter, Pavlovic; Athekame, Jashari, Modric, Ricci, Bartesaghi; Loftus-Cheek, Leao.
Como (4-2-3-1): Butez; Van der Brempt; Ramon, D.Carlos, Moreno; Perrone, Roberto; Rodriguez, Paz, Baturina; Douvikas.
/GazetaBlic Sport/

