Sporti

Milan deklason Lazion dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Italisë, aty ku e pret Inter!

02/09/2022 22:54
nga:L J

Skuadra e Milanit ka deklasuar skuadrën e Lazios në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Milan ka fituar ndaj Lazios në “San Siro” me rezultatin 4:0, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

E gjithë puna nga ‘Rossonerët” u krye në pjesën e parë, ku shkuan në pushim me rezultatin e thellë 3-0.

Leao njëherë dhe Giroud dy herë realizuan golat për Milanin në pjesën e parë – kurse Kessie i dha fund takimit me golin në pjesën e dytë.

Milan tani në gjysmëfinale do të përballet me Interin në muajin mars.

/GazetaBlic Sport