Milan po kërkon të bëjë edhe (së paku) një lëvizje në fundin e merkatos.
‘Rossoneri’ po kërkojnë të përforcojnë mesfushën dhe kanë një pëlqim për lojtarin belg të Wolfsburg, Aster Vranckx.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Milan duan lojtarin në formë huazimi, me opsion blerjeje për 12 milionë euro.
Oferta e Milan i afrohet shumë kërkesave të Wolfsburg dhe ka një besim se marrëveshja do të finalizohet.
Vranckx është 19 vjeçar dhe ka fituar një përvojë të mirë në Bundesliga por edhe në Champions League.


