Sporti

Milan bën gati kontratën e spanjollit, nëse dështojnë atëherë kalohet te “Plani B”

04/28/2024 11:19
nga:E K

Drejtuesit e Milan po presin fundin e sezonit për të zyrtarizuar “divorcin” me Stefano Pioli. Emri më i përfolur për të zëvendësuar teknikun italian është ai i Julen Lopetegui, i cili ka pëlqimin e pronarit Cardinale.

Palët kanë nisur bisedimet e para dhe ndjesitë janë pozitive teksa mediat publikojnë edhe kontratën që Milan i ofron ish-trajnerit të Spanjës dhe Real Madrid. “Djalli”, ka përgatitur një kontratë trevjeçare nga e cila spanjolli do të përfitojë katër milionë euro.

Gjithçka duket në rrugën e duhur, por në rast të një akordi të munguar në momentet e fundit, atërherë Milan ka edhe “Planin B” që mban emrat e Roberto De Zerbit të Brighton dhe Paulo Fonsecas, trajnerit të Lille. Të dy këta trajnerë kanë një të kaluar në Itali, De Zerbi me Sassuolon dhe Fonseca me Romën, ndaj janë alternative konkrete për Milanin pasi e njohin mirë terrenin e Serie A.