Sporti

Milan – Atletico Madrid, interesim i madh i tifozëve kuqezi për këtë sfidë

09/20/2021 20:18
nga:Lorik J

Interesimi i tifozëve të Milanit për ta shikuar ndeshjen Milan-Atletico Madrid në Champions League është i jashtëzakonshëm.

Siç raporton, MilanNews.it, San Siro do të jetë i mbushur, aq sa lejohet në kapacitetin aktual për shkak të rregullave për Covid, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fakt, shitja e biletave për ndeshjen e 28 shtatorit kundër Colchoneros po vazhdon, megjithatë ka edhe pak bileta në shitje për këtë sfidë.

Ndeshja mes Milanit dhe Atletico Madridit do të zhvillohet me 28 shtator.

Milan ka humbur ndeshjen e parë nga Liverpooli, kurse Atletico Madrid ka barazuar me Porton.

/GazetaBlic Sport