Sporti

Milan “all in” në janar, “Kuqezinjtë” kërkojnë përforcime në merkaton e dimrit

01/14/2024 23:11
nga:E K

Pjesa e parë e sezonit mund të kishte shkuar më mirë, mirëpo dëmtimet bënë të vetën. “Djatjë” e Milan, tashmë të “rënë” në Europa League dhe me 9 pikë më pak se kryesuesit e Inter, në Serie A kërkojnë të rikuperojnë “terren” në pjesën e mbetur të sezonit e për këtë aryse CEO i klubit, Gerry Cardinale ka vendosur të hyjë “fuqishëm” në merkato, për të fuqizuar në maksimum skuadrën e teknikut, Stefano Pioli.

Dëri më tani, nën shërbimet e “strategut” italian janë vendosur 2 mbrojtësit, me të parin, që është 24-vjeçari, Matteo Gabbia, i cili u detyrua të lërë në gjysëm “aventurën” e tij të huazimit, te Villarreal, për shkak të mungesave të shumta në prapavijën e Milan, por edhe anëosrin e Hellas Verona, Filippo Terraçiano, me 20-vjeçarin, që shihet si një talent goxha premtues.

Mirëpo, duket se Drejtori Sportiv, Giorgio Furlani ka ende punë për të kryer këtë muaj, me “gjigantët” e futbollit italian, që kërkojnë të afrojnë edhe dy lojtarë të tjerë, protagonistë në Serie A dhe që mund ta fuqizojnë edhe më shumë ekipin, që, siç kujtojmë lufton ende në 3 fronte këtë edicion, Europa League, Serie A dhe Coppa d’Italia.

I pari në listë është një tjetër lojtar, nga Hellas Verona, kësaj radhe një sulmues, i quajtur, Cyril Ngonge. “Fantazisti” belg është vetëm 23-vjeçar dhe mund të luajë si sulmues pykë, por edhe në krahun e djathtë të repartit ofensiv dhe deri më tani këtë sezon ka “shkëlqyer” jo pak, teksa me një ekip si Verona ka arritur të shënojë plot 6 herë e të asistojë 2 gola të tjerë, në 19 paraqitjet e zhvilluara, në Serie A dhe nuk pritet t’i kushtojë “Djajve” më shumë se 10 milionë euro.

Në krahun tjetër është një tjetër mbrojtës dhe bëhet fjalë për një nga protagonistët e këtij edicioni, në Serie A. Më konkretisht flasim për “gur-themelin” e mbrojtjes së Torino, Alessandro Buongiorno, me 24-vjeçarin, 1 e 90 të gjatë, i cili kënaq jo pak teknikun Stefano Pioli, mirëpo me vlerë kartoni prej 22 milionë eurosh pritet, që “shtatlarti” i qendrës së mbrojtjes t’i kushtojë jo pak 7 herë kampionëve të UEFA Champions League.