Lajme

Milaim Zeka: Vjosa e Albini mendojnë më zi për UÇK-në se Donika

06/13/2022 11:43
nga:G B

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se Kurti dhe Osmani mendojnë më keq se Gërvalla për UÇK-në, por që sipas tij, ata po e përdorin atë si mashë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po ta kishte ajo të njëjtën urrejtje për Beogradin sikur që e ka për UÇK-në, do t’i zbulonte vrasësit e babait kohë më parë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Duhet me falënderu publikisht Doniken per kete urrejtje patologjike qe ka ndaje UÇK-se. Akoma me zi mendon Vjosa me Albinin, po kur e kane mashen Donike, pse me i preke gacat me dore.

Me pas Donika te njejten urrejtje per Beogradin sikurse për UÇK-ne, kahere i kishte zbulu vrasesit e babait!