Lajme

Milaim Zeka reagon pas shkarkimit të Kodrës: Historia nuk ka me i fal politikanët bazhibozuk që lejuan ardhjen e Kmerëve të Kuq në pushtet

07/15/2022 22:35
nga:Astrit Gashi

Pas raportimit në media për se Fadil Kodra është shkarkuar nga pozita e ushtruesit së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), ka reaguar edhe gazetari Milaim Zeka, i cili tha se se këto poshtërime që po i bëhen luftëtarëve të lirisë, nuk falen kurrë.

“E paskan shkarku edhe Fadil Kodren. Fadili eshte ekzemplar ne vete, i luftes, po edhe i paqes. Prej vitit 1990, bashke me Adem Jasharin, me pushke ne krah. Historia, dy gjera nuk ka me i fale. E para, kurr nuk ka me i fale politikanet e paditur e bazhibazuk, qe lejuan me ardhe ne pushtet Kmeret e Kuq te Kosoves. E dyta, keto marre dhe poshtrime qe po i behen luftetareve te lirise, kurr nuk falen!!”, shkroi Zeka.