Gazetari Milaim Zeka ka bërë të ditur se është kërcënuar në rrjetet sociale.
Zeka ka thënë se përmes një videoje në Tik-Tok është kërcënuar nga një person i cili thotë: “Pas emisionit të fundit je i vdekur”.
Zeka në Kanal 10 ka thënë se ky është kërcënim terrorist për shkak se po kërcënohet për shkak të mendimeve e analizave të tij.
Ai thotë se videoja është hequr, por policia tashmë e ka në dorë dhe po kryen hetimet.
LEXO EDHE:
Oficeri korrektues kapet duke futur substanca narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë