Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka i ka reaguar ashpër Mimoza Kusarit lidhur me deklaratat kontraverse të kësaj të fundit.
LEXO EDHE:
Zeka kujtoi se Vetëvendosja përgjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë kishte kritikuar pozitën me shprehjen: “Qysh nuk po ju vjen marre me ua pagu rrymen kriminelve serbe ne veri. Ju po i vidhni paret e popullit bashke me ta. Marre”!, ndërsa tani po e bëjnë të njëjtën, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Gebelsi i Hitlerit ja ka lakmi Mimoza Kusarit
Njera pre akuzave me te renda te Levizjes VV drejtuar qeverive te kaluara ka qene kjo: “Qysh nuk po ju vjen marre me ua pagu rrymen kriminelve serbe ne veri. Ju po i vidhni paret e popullit bashke me ta. Marre”!
Dje, qeveria Kurti 11 milion per veriun, vetem per rryme. Ama kur e kam degju aresyetimin e Mimoza Kusarit, me ate çaraveshjen e ftyres per me tregu seriozitet, duke thene se me mire 11 milion se sa me na u kthy police te vrare, pasha besen mu duk zero Gebelsi i Hitlerit, ne krahasim me Mimozen e Albinit?!
Shihe se çfare lope te gjalle e konsideron Mimoza qytetarin e Kosoves?! Mendon se policia po u dashka me shku me nderpre rrymen ne veri, thuase ne nuk e dime qe ky veprim behet nga Prishtina.
Boll mire ja keni nise. Rreni ne Prishtine, rreni ne Bruksel, vetem mos harroni se ky popull i ka mesu rrenat me ata te vjetrit, ua dallon edhe juve.
Tregona Mimoze, mundesisht edhe sot, qysh nderpritete rryma? Me nga sa police? Çfare armatimi? Trego bre ma mire qysh Ti me te tjere ua keni fale turqeve KEDS-in?!
LEXO EDHE:
Stoltenberg: Spekulimet lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan prishin stabilitetin
/GazetaBlic/