Lajme

Milaim Zeka: “Harambashët e Vetëvendosjes e publikuan një marrëveshje top- sekret të Hashim Thaçit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s”

04/19/2021 23:06
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti Milaim Zeka ka drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se vitin e kaluar kryeminsitri Albin Kurti e ka publikuar një marrëveshje që sipas tij ishte “Top- sekret” ndërmjet NATO-s dhe Qeverisë së Kosovës.

”Këta harambashët e Vetëvendosjes e kanë publikuar marrëveshjen sekrete ndërmjet ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, për shkuarjen e FSK-së në veri të Kosovës”, tha ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, mediat në Kosovë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me publikimin e skandalit të Qeverisë për mos nënshkrimin e kontratës për pranimin e 500 mijë vaksinave anti-covid.

Kryeziu: Mediat e ndihmuan Kurtin të vijë në pushtet – Tani nuk kanë ndryshuar mediat, por kanë ndryshuar njerëzit që erdhën në qeverisje