Analisti politik, Milaim Zeka ka theksuar se përveç Albin Kurtit, shumica e njerëzve për rreth tij në Vetëvendosje janë hajna.
”Amerika e mbështet Albin Kurtit sepse ai nuk është hajn”, tha ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, rreth 80% e njerëzve që e rrethojnë Albin Kurtin janë hajna.
”Hajnat e krejt partive, tash i ka aty”, tha ai.
I mënjehershëm ishte reagimi i analistit politik, Krenar Shala.
Ai tha se nuk është e vërtetë që njerëzit për rreth Kurtit janë hajna.