Sporti

Milaim Berisha: Fitorja ndaj Dritës ishte ndeshja kulminante e Malishevës, jemi në një formë të mirë

12/17/2023 22:55
nga:E K

Drejtori sportiv i Malishevës, Milaim Berisha, i ftuar në “Var Show” në “Tëvë1” ka analizuar ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Berisha tha se skuadra e Malishevës është stabilizuar pas mungesave në formacion duke e potencuar se fitorja e xhiros së fundit ndaj Dritës ishte ndeshja kulminante e këtij stinori, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ishte loja kulminante, ishte ndeshje shumë e suksesshme. Fillimi nuk ishte i mirë, por u rikthyem dhe më pas patëm menaxhim shumë të mirë. Kemi pasur shumë mungesa në formacion përgjatë stinorit, tashmë jemi në fazë shumë të mirë të lojëve”, tha ai.