Zëvendëspresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale në ShBA, i bëri thirrje të shtunën rivalit të saj republikan Donald Trump që ta debatonte me mikrofonat e tyre të ndezur gjatë gjithë ngjarjes.
Harris dhe ish-presidenti kanë rënë dakord të dy për një debat, të organizuar nga ABC News, më 10 shtator, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Donald Trump po dorëzohet te këshilltarët e tij të cilët nuk do ta lejojnë atë të debatojë me mikrofon të drejtpërdrejtë. Nëse ekipi i tij nuk ka besim tek ai, populli amerikan definitivisht nuk mund ta bëjë këtë,” tha Harris në një postim në X.


