Kryetari i Vushtrrisë njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit nga PDK-ja, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një vizitë tek mjeku, Visar Xhafa, të cilin e ka cilësuar si krenaria e Vushtrrisë.
Idrizi tha se në këtë ambient, është e pamundur të mos kalosh mirë me mikpritjen e madhe që e bën doktori bashkë me ekipin.
“Visar Xhafa, specialist i Kirurgjisë Orale dhe intelektual i respektuar i qytetit tonë, mbetet shembull i përkushtimit profesional dhe njerëzor” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Visar Xhafa është vetëm njëri nga mjekët e shumtë që janë krenaria e madhe e Vushtrrisë.
Patëm kënaqësinë të vizitojmë doktor Visarin në ordinancën e tij, ku ofrohen shërbime të specializuara stomatologjike.
Në këtë ambient, është e pamundur të mos kalosh mirë me mikpritjen e madhe që e bën doktori bashkë me ekipin. Nuk po qeshim veç pse kësaj here nuk shkuam për kontroll.
Visar Xhafa, specialist i Kirurgjisë Orale dhe intelektual i respektuar i qytetit tonë, mbetet shembull i përkushtimit profesional dhe njerëzor.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve


