Showtime

Mikela tregon se si e zbuloi se Ritvana dhe Argjendi takohen fshehurazi

10/06/2021 23:15
nga:Lorik J

Ky episod i “Përputhen” nisi me drama mes Mikelës, Ritvanës dhe Argjendit.

Mikela në episodin e fundit të “Përputhen” nxorri zbuluar Ritvanën dhe Argjendin, shkruan lajmi.net,

Ajo u shpreh se Ritvana dhe Argjendi takohen jashtë programit si dhe fshehurazi të gjithëve. Mikela tregoi se një natë Ritvana kishte postuar një Instastory në një veturë ku shihej dora dhe byzylyku i Argjendit, postim ky i cili u fshi shpejt nga Ritvana.

Argjendi ishte ai i cili e mori fjalën për të sqaruar situatën se si ndodhi takimi i tyre. Ai tha se i kishte telefonuar Ritvanës për ta pyetur se si ishte ajo dhe kur mori vesh se ajo ishte në qytet, i ofroi një gjiro për në shtëpi.