Showtime

Mikela shpërthen në lot në përballjen me Erjonin: Nuk bëhem lojë shahu për ty…

01/15/2022 23:19
nga:E K

Para dy ditësh Mikela nuk u përmbajt dhe goditi me shuplakë Erjonin.

Krejt kjo ndodhi pasi në studio u shfaqën pamjet e nxehta të Anës dhe Erionit në prapaskenë, ku dukeshin sikur po bëheshin gati për të shkëmbyer puthje.

Pas kësaj Mikela u acarua shumë dhe goditi me shuplakë Erjonin duke qenë në studio.

Ndërkohë sot ata kanë pasur përballjen e tyre ku kanë sqaruar edhe njëherë raportin mes tyre.

Por në një moment ajo ka shpërthyer në lotë dhe i ka thënë se nuk bëhet lojë shahu që ai të luajë me të.

Ajo po ashtu iu bëri përhajr ‘lidhjen’ e tij me Ana LLeshin, konkurrenten e rikthyer nga sezona e dytë e Për’puthen.