Sporti

Mikel Arteta: Lacazette luan si dikush që dëshiron të qëndrojë

02/25/2022 19:17
nga:E K

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, këmbëngul se kapiteni Alexandre Lacazette dëshiron të qëndrojë tek Arsenal.

Francezi udhëhoqi Topçinjtë drejt një fitore dramatike 2:1 ndaj Wolves.

Trajneri Arteta, e sheh se Lacazette është shumë i angazhuar pasi ai luan si dikush që dëshiron të qëndrojë.

“Kur shoh sulmuesin tonë në minutën e 85-të, duke ndjekur një mbrojtës të krahut, duke fituar topin para, duke luajtur mirë. Ai e bën pasi dëshiron të qëndrojë”, tha trajneri pas ndeshjes.

Lacazette i skadon kontrata në verë dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.