Mikel Arteta është ‘shumë i shqetësuar’ që Gabriel Jesus ka pësuar një dëmtim të rëndë teksa pret rezultatet përfundimtare për dëmtimin e gjurit.
Sulmuesi i Arsenalit u largua me barelë gjatë ndeshjes së FA Cup me Manchester United të dielën pas një përplasjeje me Bruno Fernandes. Dhe tani ka frikë se ai ka pësuar një këputje të ligamentit, gjë që ka të ngjarë ta mbajë atë jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit.
“Ne dimë më shumë tani dhe nuk po duket aspak mirë. Ne duhet të shqyrtojmë me një specialist më shumë dhe duhet të dimë më shumë këtë pasdite. Nuk dua të konfirmoj asgjë derisa të kemi një raport përfundimtar të mjekut, por ne ishim shumë të shqetësuar pas ndeshjes dhe jemi shumë të shqetësuar tani”, tha Arteta.
/GazetaBlic Sport