Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbuluar se Gabriel Jesus po rikuperohet mirë nga lëndimi i rëndë i gjurit dhe mund të kthehet në opsion më shpejt se sa pritej.
“Gabriel Jesus është mirë. Ai ka bërë shumë punë me topin dhe tashmë është në fushë. Rikuperimi i tij po shkon mirë”, ka deklaruar trajneri i topçinjve, në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe pse rikuperimi nga lëndimi i gjurit të djathtë ka avancuar, braziliani nuk do të jetë opsion për ndeshjen e kësaj të mërkure, ndaj Manchester Cityt, që është ish-klubi i tij.
Sulmuesi e pësoi dëmtimin teksa ende luante për kombëtaren braziliane, në ndeshjen kundër Kamerunit, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2022. Ai iu nënshtrua një operacioni më 7 dhjetor dhe periudha do të ishte të paktën tre muaj.
/GazetaBlic Sport/


