Sporti

Mikel Arteta: Ishte bukur të shikoje se si luajtëm, duhet të vazhdojmë në të njëjtën ritëm

02/25/2024 09:25
nga:Lorik J

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shpreh i kënaqur me fitoren 4-1 të Newcastle në raundin e 26-të të Premier League.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen tonë dhe kundër nesh ishte një ekip i fortë si Newcastle. Ata kanë mjaft cilësi për ta vështirësuar çdo kundërshtar. Megjithatë, ne performuam në një nivel të lartë. Djemtë vepruan në mënyrë agresive dhe e merituan fitoren. E mbajtëm ritmin deri në fund dhe ishte bukur të shikoje se si luajtëm”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes në Londrën Veriore.

Arteta beson se skuadra e tij duhet të vazhdojë me të njejtin ritëm në Premierligë.

“Ne jemi të lumtur dhe duhet të vazhdojmë në të njëjtën frymë. Ka edhe gjëra që duhet të përmirësojmë. E mira është që lojtarët e rëndësishëm po kthehen nga lëndimet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/