Sporti

Mikel Arteta: ‘Bayern ka fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve – ata janë në një univers tjetër dhe ne duam të arrijmë atje’

11/25/2025 17:40
nga:Lorik J

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbutur pritjet për “Topçinjtë” – përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.

I pyetur nëse mposhtja e Bayernit do ta vendoste Arsenalin në mesin e klubeve më të mira të kontinentit, Arteta pranoi se është shumë herët për ta bërë këtë pohim.

“Nuk e di. Ju flisni për performanca dhe qëndrueshmëri, shpresojmë që po. Por duke marrë parasysh se ata kanë trofe në atë nivel, ne nuk e kemi fituar kurrë Ligën e Kampionëve në historinë tonë, dhe Bayern ka gjashtë.

“Ne nuk jemi atje. Krahasuar me Real Madridin, ata janë në një univers tjetër. Ne duam të arrijmë atje,” ka thënë Arteta.

/GazetaBlic Sport