Portieri Mike Maignan është lejuar nga mjekët të rifillojë stërvitjen e plotë me ekipin e tij AC Milan, disa ditë pas një përplasjeje me shokun e skuadrës Alex Jimenez gjatë ndeshjes së së premtes në Serie A me Udinese, njoftoi klubi.
Reprezentuesi francez u shfaq pa ndjenja për një moment të shkurtër dhe u transportua me barelë gjatë fitores 4-0 në Udine.
“Mike Maignan iu nënshtrua testeve të specializuara që përjashtuan çdo ndërlikim të mundshëm. Në ditët në vijim, ai do të jetë në gjendje të rifillojë gradualisht stërvitjen,” tha Milan në një deklaratë.
Parashikimet janë se do të qëndrojë në programin e vet deri në tre ditë dhe më pas do t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit.
/GazetaBlic Sport


