Euro2024

Mijëra tifozë në rrugë, Kombëtarja që befasoi Europën pritet në mënyrë madhështore në atdhe

07/03/2024 10:15
nga:Lorik J

Gjeorgjia ishte një nga befasitë e bukura të këtij Europiani. Megjithëse një Kombëtare e vogël dhe me lojtarë që aktivizohen në kampionate inferiore, Gjeorgjia ia doli të kalonte grupin që në debutimin e saj në një Kampionat Europian.

Pas eliminimit 4-1 nga Spanja, gjeorgjianët janë kthyer në atdhe, aty ku ju është organizuar një pritje madhështore.

Me mijëra tifozë janë dyndur në sheshin kryesor të kryeqytetit. Gjeorgjianët kanë mësyrë Tbilisin dhe me telefonat e tyre nëpër duar kanë arkivuar momentin kur autobusi me lojtarët e ekipit kombëtar ka kaluar përpara tyre.