Të enjten, me 26 maj në orën 12:00 do të protestohet para Kuvendit të Kosovës për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të TRUST-it.
GazetaBlic ka kontaktuar me organizatorët e kësaj proteste ku thuhet se do të jetë paqësore dhe qëllimi i saj është sensibilizimi i deputetëve të Kuvendit për ta votuar Projektligjin që lejon tërheqjen e parave nga Trusti.
“Protesta është paralajmëruar për këtë të enjte, protesta do të mbahet në Prishtnë, do të grumbullihemi tek sheshi “Zahir Pajaziti”, duke marshuar drejt Kuvendit të Kosovës”.
“Protesta do të jetë paqësore dhe ka për qëllim sensibilizim e deputetëve të Kuvendit që të votojnë pro Projektligjit që lejon tërheqjen e një pjesë të kursimeve të Trustit”, tha Adnan Jashari, organizator i protestës.
Jashari thotë se, numri i qytetarëve që do të marrin pjesë në protestë do të jetë kogja i madh sepse sipas tij, atyre u ka humbur durimi nga kriza që ka kapluar vendin.
“Reagimet e para pas paralajmërimit të protestës janë të jashtëzakonshme, qytetarët para disa jave kanë shprehur kërkesën për protestë sepse u vonoua Projketligji që të shkoj në Kuvend, dhe u ka humbur durimi për shkak të krizës së tanishmë me çmimet e produkteve”.
Jashari shpreson se kjo protestë do të sjell Projektligjin për Trust në Kuvend dhe sipas tij nëse, as kjo protestë nuk i hyn në punë VV-së atëherë qytetarët do të revoltohen edhe më shumë.
“Po shpresojmë që javen e ardhshme Projektligji hyn në Kuvend për diskutim dhe votim, për shkak që rregullorja e Kuvendit nuk lejon vonesa të mëdha. Nëse nuk del në Kuvend, shkelet rregullorja dhe qytetarët do të revoltohen edhe më shumë, nëse ka vonesa të tilla përsëri”, tha Jashari për GazetaBlic.


