Dhjetëra mijëra njerëz në Ishujt Kanarie të Spanjës janë mbledhur kundër një modeli të turizmit masiv që ata thonë se po pushton arkipelagun e Atlantikut.
Protestuesit kërkojnë kufizime në numrin e turistëve dhe frenim të asaj që ata e përshkruajnë si zhvillim të pakontrolluar të dëmshëm për mjedisin dhe banorët, raporton BBC.
Ata theksojnë se nuk janë kundër industrisë së turizmit, e cila përbën 35 për qind të ekonomisë së Kanarit.
Në vitin 2023, 13.9 milionë turistë vizituan shtatë ishujt kryesorë. Kjo është rreth gjashtë herë më shumë se popullsia e ishujve prej 2.2 milionë banorësh, tregojnë shifrat zyrtare.
Industria e turizmit përbën gjithashtu 40 për qind të vendeve të punës në arkipelag.