Lajme

Mijëra abuzues seksualë kanë vepruar në kishën franceze që nga viti 1950, sipas një hetimi

10/03/2021 18:34
nga:Q R

Mijëra pedofilë kanë vepruar brenda kishës katolike franceze që nga viti 1950, thotë kreu i një paneli që heton abuzimet nga anëtarët e kishës.

Jean -Marc Sauvé tha për mediat franceze se komisioni kishte gjetur prova për 2 mijë e 900 deri në 3 mijë e 200 abuzues, nga gjithsej 115 mijë priftërinj dhe klerikë të tjerë.

Komisioni do të lëshojë një raport të gjatë të martën. Ajo bazohet në arkivat e kishës, gjykatës dhe ato të policisë, si dhe intervistat me viktimat, shkruan BBC.

Hetimi i pavarur është porositur nga Kisha Katolike Franceze në vitin 2018, pas një numri skandalesh në vende të tjera.

Anëtarët e komisionit përfshinin mjekë, historianë, sociologë dhe teologë. Më shumë se 6 mijë e 500 viktima dhe dëshmitarë u kontaktuan për dy vjet e gjysmë. Raporti përfundimtar është 2 mijë e 500 faqe.