Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj kritikave politike, duke theksuar se VV nuk zvarrit proceset dhe nuk bën improvizime, raporton GazetaBlic.
Sipas saj, partia ka qëndrime dhe projekte të qarta në funksion të republikës dhe demokracisë, ndërsa u ka bërë thirrje palëve politike për vetëpërmbajtje në trajtimin e çështjeve shtetërore.


