Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Turqinë, në një ndeshje historike.
Duke filluar nga ora 20:45, ‘Dardanët’ synojnë vetëm fitoren e madhe, në një ndeshje me vlerë të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror, siç është Kupa e Botës.
Ish lojtari i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘, deklaroi se Kosova ka dëshmuar se nuk ka frikë nga emrat e mëdhenj.
“Kosova ka dëshmuar se nuk i trembet emrave të mëdhenj. Turqia ka histori dhe një ekip mjaft cilësor, por djemtë tanë luajnë me një emocion dhe vullnet që shpesh përmbys çdo parashikim në letër. Të gjithë duhet të jemi optimistë”, tha Basha.
/GazetaBlic Sport/


