Migena Xhafa, një vajzë e re në fillimet e saja, por me zemër të madhe, jeton dhe studion mjekësinë në Gjermani. Ajo është shumë e apasionuar pas degës që ka zgjedhur të studiojë, për këtë iu bashkua një nisme që nisi vetëm nga dashamirësia që ka për fëmijët dhe për të ndihmuar të tjerët, thotë se gjithçka nisi shumë rastësisht duke i surprizuar fëmijët me një nga artistët e Show Biz-it që ata ëndërronin të takoheshin, pastaj vazhduan derisa u hap qendra “Edhe unë mundem”.
Ajo është drejtoreshë e kësaj qendre që ndodhet në Tiranë, por shumë shpejt do ta hapë edhe në Gjermani, ku ndihmohen fëmijët me nevoja të veçanta si epilepsia, autizmi, sindroma down, prapambetja mendore dhe në të folurit. Në këtë drejtim, çdo shërbim apo kurs për fëmijët është falas.
Qendra sociale dhe kulturore “Edhe une mundem” është për të rinjtë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Qëllimi i tyre është: Mbështetja e familjeve në nevojë dhe personave me AK.
Vizioni i tyre synon të zhvillojë sa më shumë artësitë e PAK që nga edukimi i hershëm në fëmijërinë e hershme deri në aftësim për jetën e kurseve të ndryshme profesionale duke qenë bashkëpunëtorë me drejtorinë rajonale të formimit profesional nr.1, si dhe lobimi për vetëpunësimin e tyre duke ndihmuar në regjistrimin e programeve të posaçme të punësimit në zyrat e punës dhe njohja me akeseset për to.
Migena thotë se qendra ka arritje të mëdha, kanë arritur të realizojnë një shfaqje me fëmijët me nevoja të veçanta. Për dy netë me radhë u dha shfaqja“Hapat e dashurisë”, një kryevepër e të rinjve me nevoja të veçanta e zhvilluar nga drejtori artistik Flori Papa dhe mbështetur nga Qendra “Shtëpia e Kuqe”.
Gjithashtu Migena është e certifikuar edhe nga Caritas Kosova, pasi merr pjesë në trajnime të ndryshme.
/GazetaBlic
View this post on Instagram