Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ashpër qëndrimin e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut.
Miftaraj thotë se edhe nëse me dy ose tre adresime të tilla vazhdohet nga Ministrja e Jashtme, qytetari i Kosoves, Evropen do ta perjetoj vetem si azilant apo refugjate permes rrugeve ilegale.
“Kur politika e jashtme, liberalizimi i vizave dhe promovimi i interesave shtetërore të Republikës së Kosovës kalkulohen për një grusht vota për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, është EGO për pushtet e asesi për mireqënie të qytetarit” shkruan Miftaraj në Facebook raporton “Gazeta Blic”
Reagimi i plotë:
Kur politika e jashtme, liberalizimi i vizave dhe promovimi i interesave shtetërore të Republikës së Kosovës kalkulohen për një grusht vota për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, është EGO për pushtet e asesi për mireqënie të qytetarit.
Edhe dy ose tre adresime të Ministrës së Puneve te Jashtme dhe qytetari i Kosoves, Evropen do ta perjetoj vetem si azilant apo refugjate permes rrugeve ilegale.
Çitaku i reagon Gërvallës: Mos e shtrembëroni të vërtetën!


