Lajme

Miftarajt pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së: Aktori Kurti në ditet ne vazhdim mbase del me nje autokritike

10/05/2024 20:52
nga:Sh R

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftari ka kritikuar mbledhjen e sotshme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai me ironi tha se përformanca e folësve ishte e dobët.

Tutje ai tha se “aktori Kurti në ditët ne vazhdim mbase del me nje autokritike”.

“Sa ishte çmimi për pjesëmarrje në Stand-UP komedinë e VV? Performanca e aktorëve dëgjova se ishte shumë e dobët. Sipas kritikëve, e vetmja pjese qe kishte shkelqyer ishin duartrokitjet e publikut dhe ovacionet dhe bertima te paartikuluara per aktorin kryesor. Aktori Kurti në ditet ne vazhdim mbase del me nje autokritike”, tha ai.