Lajme

Miftaraj: VV, PDK, LDK, AAK dhe NISMA, krizën politike e institucionale nuk po e bëjnë për shtet, por për pushtet!

05/28/2025 17:09
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar në lidhje me krizën politike në vend.

Miftaraj tha se as VV, as PDK, as LDK, as AAK, e as NISMA, krizën politike e institucionale nuk po e bëjnë për shtet, por për pushtet.

“Neve, qytetarëve, na takon me ua kujtu: Nuk keni të drejtë me e mbajt shtetin në PAUZË për pazaret dhe interesat e juaja! Çka mendon ti si qytetar? Shkruaj, komento! A je edhe ti që kërkon me e nxjerrë shtetin nga PAUZA?” shkruan Miftaraj raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

As VV, as PDK, as LDK, as AAK, e as NISMA – krizën politike e institucionale nuk po e bëjnë për shtet, por për pushtet!

Neve, qytetarëve, na takon me ua kujtu:

Nuk keni të drejtë me e mbajt shtetin në PAUZË për pazaret dhe interesat e juaja!

Çka mendon ti si qytetar? Shkruaj, komento! A je edhe ti që kërkon me e nxjerrë shtetin nga PAUZA?

#ShtetiNePauze