Lajme

Miftaraj: VV-ja që e kam votuar në 2021-ën, nuk është më e njëjta – po shkatërron çdo standard

02/14/2025 19:15
nga:Sh R

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e njëjta sikur në vitin 2021, në kohën kur ai thotë që e votoi.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Miftaraj tha po ashtu se VV-ja po shkatërron çdo standard, që më herët sipas tij, askush s’e ka besuar që mund të ndodh.

“Vetëvendosja është duke e shkatërruar çdo standard që ne kemi besuar që nuk mundet me ndodh”, tha ai.

“VV-ja nuk është e njëjta si në kohën kur unë e kam votuar, në vitin 2021, unë që kam menduar që do të na qeverisë në katër vjetët e ardhshme”.