Lajme

Miftaraj: VV-ja është sinonim i shkeljeve kushtetuese, Dejona tash përmes ushtareve të saj na mban ligjërata mbi patriotizmin

09/30/2025 17:35
nga:Y I

Ehat Miftaraj nga IKD, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se LVV-ja është sinonim i shkeljeve kushtetuese i keq-qeverisjes dhe i korrupsionit.

“Do habitesha shumë nëse LVV e kupton dhe zbaton Kushtetuten, respekton sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, lufton korrupsionin.Përndryshe, LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes, korrupsionit dhe subvencioneve për familjarë të Fitores” shkruan Miftaraj.

“Dejona tash permes ushtareve te saj na mban ligjerata mbi patriotizmin dhe parimet kushtetuese” përfundon ai.
Reagimi i plotë: